Flash News

KRYESORE

Rama bën publik raportin e ankesave: Kryeqytetasit duan punë e ujë, pastaj të tjerat …

Pas raporteve për Shkodrën, Lezhën, Dibrën, kryeministri Edi Rama ka publikuar sot raportin për Tiranën, pas dëgjesave të shumta të deputetëve të këtij qarku dhe vetë shefit të ekzekutivit me banorët. Sërish Rama bën apel që qytetarët të bëjnë sugjerime apo ankesa që sipas tyre mungojnë në këtë raport.  Ankesat më të shumta janë për papunësinë. Plot 317 ankesa janë evidentuar në raport. Më pas vjen mungesa e ujit të pijshëm, me 234 ankesa.

Po kështu një tjetër problem i theksuar është mungesa e infrastrukturës për të cilën, kryeministri ka marrë 215 ankesa. Ndërsa më pas vijnë problemet me legalizimet, siguria ushqimore, problemet me OSHEE-në, hipotekat etj.

  

Të fundit