Flash News

KRYESORE

Rama, Berisha dhe Donald Lu, ‘përplasen’ të enjten për audiencë

Rama, Berisha dhe Donald Lu, ‘përplasen’ të enjten

Rinisja e sezonit të ri televiziv starton edhe atë që quhet betejën për audiencë mes emisioneve politike që transmetohen në të njëjtën fashë orari.

E enjtja në mbrëmje do të jetë beteja e parë se kush prej emisioneve do të tërheq më tepër vëmendjen e publikut.

Tre emisione politike do të nisin transmetimin në orën 21:00 ndërsa të ftuar në studio do të jenë personazhe të njohur sa i takon politikës.

‘Real Story’ i Sokol Ballës do të nis sezonin me një intervistë me ambasadorin amerikan Donald Lu. Kjo është intervista e fundit e Lu në Shqipëri dhe sipas spotit të publikuar nga ‘Vizon Plus’ ambasadori do të flas për qëndrimin gjatë tre viteve në vendin tonë ku ka qenë pjesë e ngjarjeve më të rëndësishme të politikës shqiptare në këto vite të fundit.

‘Open’ emisioni i parë i Eni Vasilit në Top Channel do të ketë të ftuar kryeministrin Edi Rama, dalja e parë e kreut të qeverisë pas Asamblesë së PS-së.

Në ‘Opinion’ do të jetë i ftuar ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit rikthehet në këtë emision pas shumë vitesh mungesë. Berisha do të flas në këtë intervistë, siç njofton spoti i transmetuar nga Tv Klan, për çështje që lidhen me aktualitetin në Shqipëri por edhe në Kosovë.

 

Të fundit