Flash News

KRYESORE

Rama bisedoi me Trump? Nano ankohet: Na e kurseje këtë lajm të rremë

Gazetari Mustafa Nano thotë se fotografia  e Ramës me presidentin Trump është e vërtetë, portakimi është gënjeshtër. Në monologun e tij në emisionin “Provokacija”, analisti shton se kryeministri duhet të na e kishte kursyer këtë lajm të rremë.

“Prandaj, zhurma mbi një takim të Ramës me Trumpin është e rreme. Dhe burimi i kësaj zhurme është Rama vetë. Ai duhet të na i kishte kursyer këtë fakeneës. Fotografia është e vërtetë, ndërsa takimi është gënjeshtër. Por as fotografia nuk përbën lajm. Sepse të gjithë e dimë se si e për se bëhen fotografi të tilla. E prandaj, as atë fotografinë nuk ka pse të na i dërgojë si sukses të vizitës në OKB. Është thjesht një fotografi. E cila do t’i vlejë Ramës për ta futur në një kornizë e për ta varur në shtëpi a në zyrë. Vlerë tjetër ajo fotografi nuk ka”, deklaroi Nano.

Pas publikimit të fotos, Rama pretendonte se ka zhvilluar një bisedë më Donald Trump, i cili i ka thënë se “Shqipëria po ecën shumë mirë”.

Të fundit