Flash News

KRYESORE

Rama ‘cakton’ pagën e punëtorëve për rindërtimin, hap ‘kufijtë’ edhe për rekrutët e huaj

Rama ‘cakton’ pagën e punëtorëve për

Rama në Kuvend: Kemi nisur të angazhojmë një grup për 300 nxënës të shkollave profesionale në fushën e ndërtimit për trajnimin për rindërtimin dhe të fitojnë eksperiencë në kantierët e rindërtimit. Një nga sfidat është nevoja e madhe për punë dhe fuqi punëtore. Këto vende pune kërkojnë kualifikime të caktuara në proceset e ndërtimit.

Ndërsa ka ankesa ‘s’kemi punë, s’kemi punë’, ka shumë vende pune bosh për shkak se ata që ankohen  duan punë shteti. Do jetë rreth pagës mesatare në Shqipëri, 420 euro, me sigurimet e nevojshme, do negociojmë me kompanitë dhe do pranojmë kur do jetë e arsyetuar.

Paga do jetë e imponuar nga qeveria mbi kompanitë.

Do hapim kufijtë edhe për punonjësit e huaj, e që tani do u japim mundësi kompanive për të rekrutojë punonjës të huaj në gjithë sektorët. Kjo është sfide e rajonit dhe Evropës Lindore. Puna në shtet është punë që i është lënë perspektivës së ekselentëve, apo atyre që vijnë nga përvoja të suksesshme.

Të fundit