Rama çel fushatën, Berisha zbardh prapaskenat: Nga frika, u përdorën qentë antieksploziv për pjesëmarrësit  

Partia Socialiste hapi dje zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit në Parkun Olimpik të Tiranës.

Ky moment nuk është kaluar pa u vënë re dhe pa u komentuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në një status në rrjetet sociale, ai jo vetëm komenton shtyrjet e herëpashershme të vendit ku do të zhvillohej çelja zyrtare, por edhe mënyrën si u kontrolluan pjesëmarrësit.

Sipas Berishës, pjesëmarrësit në miting iu nënshtruan një kontrolli të detajuar fizik, radiologjik, deri te qentë e specializuar antieksploziv.

Reagimi:

Edvin Kristaq Paniku çeli antifushaten ne vrimen e miut!

Miq, Edvin Kristaq Krimi, pasi e shtyu nga frika nje here dhe nderroi po nga frika kater here vendin, çeli sot duke perfunduar ne vrimen e miut antifushaten e farses se tij elektorale, me te cilen ky bastard i eterve mizor beson se mund te varros pluralizmin ne Shqiperi.

Keshtu, perveç ndryshimit nga frika dhe paniku i dates se hapjes se antifushates monstra e pluralizmit, Edvin Kristaq Xhelati pasi shpalli se antifushaten do ta hapte ne Pallatin e Kongreseve por frika e nje rrethimi te mundshem nga kryengritesit e revoltuar ndryshoi vendin duke konsideruar Pallatin Asllan Rusi. Por ai hoqi dore nga ky projekt pasi mesoi se heronjte e Unazes se Re vendosen te bllokonin rrugen madje te mos kursenin te gjitha mjetet e mosbindjes civile personalisht kunder tij dhe Lal Plehut.

Se fundi, ai hapi llafin se antifushaten do ta çelte ne amfiteatrin tek Liqeni, ne te vertet gjysem klandestin ai e spostoi antifushaten ne nje palester ne te cilen ato pak qindra zyrtare qe moren pjese u kontrolluan ne te gjitha llojet e kontrollit fizik, radiologjik dhe gjer te qente e specializuar per eksploziv. Ndaj dhe kjo mund te thuhet se ishte antifushata e vrimes se miut.

Sot Cunami Gjigand do ti jape mesimin e merituar Edvin Kristaq Xhelatit, monstres se pluralizmit politik te Shqiperise! “Rama Ik”, Fitore!!