Flash News

KRYESORE

Rama: Çfarë i thash Bashës gjatë takimit në Presidencë

Rama: Çfarë i thash Bashës gjatë takimit në

Kryeministri Edi Rama nga Kongresi Elektoral i Partisë Socialiste zbuloi se çfarë diskutoi me kryedemokratin, Lulzim Basha gjatë takimimeve për negociata në Presidencë disa ditë më parë.

Rama tha se i kishte thënë Bashës të mos lodhej për zgjedhjet e lira dhe kanabisin se ky ishte epilogu i luftës së tyre me këtë fenomen. Po ashtu kreyministri tha se kishte folur edhe për datën e zgjedhjeve ku i kishte thënë Bashës se 18 qershori është i njerëzve të zakonshëm dhe është dita për të mbyllur kapitullin e gjatë dhe të shëmtuar për  të drejtësisë.

“I thash Bashës mos u lodh se është epilogu i luftës sonë me këtë fenomen (kanabisin) dhe jo vetëm Shqipëria do dalë e pastër, por edhe Policia do dalë më e pastër. Por ata s’do jenë në Parlamet, por do jenë rrugëve dhe do thonë obobo ç'i bëmë vetes. I thash 18 qershori është i njerëzve të zakonshëm dhe është dita për të mbyllur kapitullin e gjatë dhe të shëmtuar të drejtësisë. Ku drejtësia e re do të fillojë nga rrënja për ndërshkimin e krimit në 27 vjet. 18 qershori është dita për të çliruar vendin nga ky sistem i korruptuar ku e keqja nuk le Shqipërinë të ngrej kokë” tha Rama.

 

 

Të fundit