Flash News

KRYESORE

Rama i çon Xhafës tek ministria e Brendshme të besuarin e tij

Ditën e sotme në ministrinë e Brendshme është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm. Sipas njoftimit të publikuar nga ministria e Brendshme ky post do të mbahet nga Dritan Palnikaj.

Së bashku me njoftimin e emërimit është publikuar edhe një CV e shkurtër e Sekretarit të ri të Përgjithshëm ku thuhet se ai ka mbajtur më herët detyrën e Këshilltarit të Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm. Mesa duket Rama ka vendosur që të besuarin e tij ta emërojë numrin dy të ministrisë që drejtohet nga Fatmir Xhafaj.

Në media është aluduar disa herë për përplasje mes Xhafës dhe Ramës sa i takon drejtimit të ministrisë së Brendshme dhe me shumë gjasë me këtë lëvizje Rama po kërkon të ketë dorën e tij tek ministria e Xhafës.

Të fundit