Flash News

KRYESORE

Rama darkë informale me deputetët socialistë

Rama darkë informale me deputetët socialistë

Kryeministri Edi Rama, mësohet se do të mbledhë sonte deputetët e Partisë Socialiste dhe drejtuesit e qarqeve.

Takimi, sipas News 24, raportohet se do të zhvillohet në orën 19:00, ndërsa ende nuk është saktësuar nëse do të jetë një darkë në një nga restorantet e Tiranës apo mbledhje në Kryesinë e PS-së.

Në fokus do të jetë struktura e fushatës dhe marrëdhënia me opozitën. Kryeministri pritet të informojë të vetët për strategjinë.

Ky takim i Ramës vjen dy ditë para datës zyrtare të nisjes së fushatës për zgjedhjet lokale, ndërsa opozita (PD dhe LSI) shprehet e vendosur për të mos dialoguar me kryeministrin Edi Rama.

Të fundit