Flash News

KRYESORE

Rama: Data e zgjedhjeve nuk do të negociohet

Rama: Data e zgjedhjeve nuk do të negociohet

Pas takimit që kryeministri Rama zhvilloi me kreun e PD, Lulzim Basha në Presidencë, ai ka zhvilluar një takim me kandidatët për deputetë dhe deputetët në Xibrakë.

Mësohet se Rama ka thënë përpara deputetëve se “data e zgjedhjeve nuk negociohet” ndërsa pjesëmarrja në këtë proces duhet të jetë masive.

Procesi i pastër zgjedhor, pjesëmarrje masive, nuk duam vota që nuk janë tonat. Vjen apo nuk vjen PD ne duhet të jemi njëlloj të motivuar”-ka thënë ai.

Po ashtu mësohet se kreu i ekzekutivit ka thënë përpara kandidatëve për deputetë se PS nuk do të lejojë asnjë abuzim. AI është shprehur qartë se duhen standarde të larta në zgjedhje dhe se duhen zgjedhur komisionerë perfektë.

 

Të fundit