Flash News

KRYESORE

Rama deklaroi rritjen e pagave të mjekëve me 40%, Tabaku: Gënjeshtër parazgjedhore

Rama deklaroi rritjen e pagave të mjekëve me 40%, Tabaku:

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e ka cilësuar si gënjeshtër parazgjedhore deklaratën e kryeministrit Edi Rama për rritje me 40% të pagave të punonjësve të shëndetësisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku gjatë dy mandate qeverisje të Ramës, mjekët shqiptarë kanë pagat më të ulta dhe taksat me të larta në rajon.

Reagimi i Tabakut:

Asnjë gënjeshtër parazgjedhore se zhbën atë që Edi Rama i ka bërë shëndetësisë: Sipas OBSH, Shqipëria është vendi me numrin e mjekëve më të ulët në Rajon, 12.16 mjekë për 10 mijë banorë, 950 mjekë janë në pritje për të ikur jashtë e mijëra janë larguar. Ndërkohë buxheti i shtetit ka paguar rreth 100 milionë euro për Partneritetet Publike-Private në shëndetësi, ndërsa do të paguajë dhe 270 milionë euro të tjera në vitet në vijim.

Pagat e mjekeve janë rritur 7 përqind vetëm ne vitin elektoral 2017.

Nuk është takse progresive, është taksa 23% mbi shtresën e mesme dhe që sot ka dëmtuar më rëndë profesionistët e vërtetë.

Sot mjekët kanë pagat më të ulta dhe taksat me të larta në rajon.

Ky nuk është kandidat i ri është i provuar, është genjeshtar i vjetër që bën çdo gjë për të kaluar lumin.

Partia Demokratike ka një plan për ta nxjerrë shëndetësinë nga kriza, për të vendosur pacientin në qendër e jo koncesionin, për të rritur pagat dhe për të ofruar atë që Rama se bëri per 8 vite. Shëndetësi cilesore për të gjithë!

Të fundit