Flash News

KRYESORE

Rama del për herë të dytë kundër Trump, Shqipëria voton kundër Jeruzalemit në OKB

Pavarësisht kërcënimeve të djeshme të Donald Trump se do të ndërprrsë fondet për të gjitha vendet që financohen nga SHBA në rast se votojnë kundër njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, gjatë një rezolute të miratuar sot nga Asambleja e Përtgjithshme e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Shqipëria ka votuar gjithsesi kundra vendimit të presidentit amerikan.

Me këtë vendim Shqipëria është rreshtuar krah vendeve islamike dhe një pjese të mirë të vendeve të BE-së.

Përballë opsionit për të abstenuar, vendi ynë ka vendosur gjithsesi që të tregohet aktiv duke votuar kundra presidentit amerikan.

Pas fyrjeve të Edi Ramës ndaj Domald Trump gjatë kohës kur ky i fundit kandidonte për president dhe ishte në fushatë, kjo është hera e dytë që Rama dhe Shqipëria i dalin kundër presidentit republikan dhe në një moment kur vetë kreu i qeverisë shqiptare ndodhet për një vizitë zyrtare në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Të fundit