Flash News

KRYESORE

Rama dhe ambasadori Lu sot në ‘Opinion’

Rama dhe ambasadori Lu sot në ‘Opinion’

Ambasadori amerikan Donald Lu do të japë mbrëmjen e sotme intervistën e parë për një emision politik shqiptar. Kreu i diplomacisë amerikane ka dhënë një intervistë për emisionin ‘Opinion’ në Tv Klan dhe do të transmetohet të enjten në orën 21:00.

Ndërkohë, po mbrëmjen e sotme, në emisionin ‘Opinion’ do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Emisioni do jetë i ndarë në dy pjesë, pas Donal Lu-së do të jetë i ftuar Rama. Kryeministri do të jetë në studio përballë gazetarit Blendi Fevziu në një intervistë të drejtpërdrejtë.

Intervista e Ramës vjen në një kohë kur brenda pak ditëve kanë ndodhur një sërë ngjarjesh, protesta në Kukës, zhvillimet që pasuan dhe për të mbërritur tek dita e sotme ku u zhvillua aksioni i arë i mosbindjes civile.

Të fundit