Flash News

KRYESORE

Rama dhe Basha rikthehen në tavolinën e bisedimeve, Nishani sërish negociatori

Rama dhe Basha rikthehen në tavolinën e bisedimeve, Nishani

Kryeministri Edi Rama dhe kryeopozitari Lulzim Basha do të rikthehen në tavolinën e bisedimeve në Presidencë pak më shumë se 24 orë nga dështimi i së parës.

Zyra e presidentit Bujar Nishani ka njoftuar për takimin që do të zhvillohet sot në orën 19:00.

“Me ftesë të Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani do të zhvillohet një takim i dytë midis Kryeministrit të vendit, zotit Edi Rama dhe Liderit të opozitës, zotit Lulzim Basha,sot në orën 19.00 në Institucionin e Presidentit të Republikës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ditën e djeshme palët dështuan të arrinin një marrëveshje për tejkalimin e krizës politike, megjithatë lanë të hapur mundësinë e rikthimit në negociata.

Të fundit