Flash News

KRYESORE

“Rama dhe Beso vjedhin dhe të vdekurit”

“Rama dhe Beso vjedhin dhe të vdekurit”

Punonjësit e uzinës së Ballshit shpeshherë kanë protestuar për mosdhënien e pagave nga pronarët. Një punonjës i është drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha ku shprehet se akoma nuk janë shlyer pagat e të atit, i cili ka ndërruar jetë rreth  një vit më parë.

“Rama dhe Beso vjedhin dhe të vdekurit” , shkruan Berisha për kryeministrin Edi Rama dhe pronarin e rafinerisë Besnik Sula. 

Denoncimi i qytetarit publikuar nga Berisha:

Rama dhe Beso i tij vjedhin te vdekurit!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Përshëndetje ju uroj si fillim shëndet ,po ju dergoj këtë mesazh dhe pse njërzit që të deshën dhe duan mund të sjellin në adresën tuaj shum padrejtësi ,por mua ky shqetësim drejtuar juve sikur mëlehtëson shpirtin e Tim Eti ,pavarsisht lexohet apo jo une po shprehem ,dua që dikush të me degjoj jemi një fis qe vite ja kemi dhën votën PD dhe kur im at kërkonte pune me lot ne sy dikush ati qe ishte me PS thoshte ste fusim dot se je me PD ,ju lutem Zoti Sali Berisha babi im ne Mars bën vitin që nuk është me në jet por puna që ai punoi me shpirt e gjak ne UZINËN e Ballshit nuk i kan shlyer rrogat e tyre ku shkonin në pun ma të drejt rroge ,ju lutèm kush vall i gëzon lekët e tija nuk kërkoj lëmosh por djersën mundin gjakun e tij ku ikën vall ?!

flasm me lot në sy si mund të bësh hasha djersën e dikujt ?!do doja që dikush ati më i fort se mua ta ngrej si çështje ku vajtën rrogat e puntorve të Uzinën së Ballshit çfar po bëhet me to ?! Ju faleminderit”

 

Të fundit