Flash News

KRYESORE

Rama dhe Meta përballen sërish, këtë herë për audiencë

Rama dhe Meta përballen sërish, këtë herë për

Që pas ndarjes, para fushatës së fundit elektorale, raportet mes Metës dhe Ramës kanë ardhur gjithmonë duke u ftohur. Edhe me nisjen e sezonit të ri politik, nuk kanë munguar përplasjet mes Ramës kryeministër dhe Metës si President.

Përplasja më e fundit mes presidencës dhe qeverisë ishte ajo për votën e Shqipërisë në OKB, ku Meta u distancua nga qëndrimi i mbajtur nga qeveria dhe për këtë i drejtoi një letër edhe presidentit amerikan.

Mbrëmjen e së enjtes, Meta dhe Rama do të jenë sërish në një betejë mes tyre, këtë herë për audiencë. Presidenti ka njoftuar se do të jetë në studion e emisionit ‘Opinion’ në Tv Klan mbrëmjen e sotme. Ndëkohë, po në të njëjtën orë, kryeministri Edi Rama do të shfaqet në studion e emisionit ‘Top Story’ në Top Channel.

Të fundit