Flash News

KRYESORE

Rama dhe Qeveria në heshtje për raportin e DASH

Rama dhe Qeveria në heshtje për raportin e DASH

Kryeministri Edi Rama dhe Qeveria e drejtuar prej tij kanë vendosur të qëndrojnë në heshtje dhe të mos e komentojnë raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, i publikuar dje.

Në raport thuhej se korrupsioni është i shpërndarë në të gjitha degët e Qeverisë, zgjedhjet e 2017-ës u dominuan nga akuzat për blerje votash dhe se media është nën presion për financimet.

Të gjitha këto shqetësime të ngritura nga DASH nuk po merren në konsideratë nga mazhoranca, e cila po qëndron në heshtje.

Kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, kanë bërë sot nga një reagim për operacionin policor të zhvilluar në Shkodër, por kanë shmangur komentet mbi raportin e Uashingtonit.

“Përshëndetje dhe përgëzime të gjithë forcave policore që u angazhuan në superoperacionin e Shkodrës, duke çmontuar dhe çuar prapa hekurave një grup kriminal keqbërësish. Sot Shkodra është më e qetë e më e sigurtë se asnjëherë dhe Policia e Shtetit çdo ditë më efikase”, shkruan Rama.

“Maranaj”, për një Shkodër e Shqipëri të lirë nga krimi. Policia e Shtetit dha sot një tjetër goditje madhore kundër krimit të organizuar dhe financave të tij. Ky sukses motivon më tej Policinë dhe qytetarët për të vijuar së bashku përpjekjen për Shqipërinë evropiane”, shkruan Lleshaj.

Të fundit