Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Rama dhe Veliaj pretendojnë se nxorën prova për shembjen e teatrit, Top Channel: Të flasin ekspertët
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkaku Veliaj publikuan një video nga muret e godinës së Teatrit Kombëtar. Si Rama ashtu edhe Veliaj, pretenduan se kjo ishte një tjetër provë në favor të shembjes së godinës.
Top Channel ka publikuar një kronikë sa i takon gjendjes së mureve të godinës së teatrit, duke thënë se e ka pasqyruar edhe më herët këtë çështje. Në kronikën në fjalë nuk përmendet as Rama e as Veliaj, ndërsa kronika mbyllet duke thënë se për këtë çështje, muret e godinës, duhet të flasin ekspertët.
Kronika e Top Channel
Hapja e rrugës për në hyrjen e ndërtesës së Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar një anë të errët të ndërtesës së Teatrit Kombëtar. Kjo ka zbuluar muret në gjendje të degraduar dhe ndërtuar me material lehtësisht të thërrmueshme.
Çështja e Teatrit Kombëtar është shtjelluar në debate të gjera. Fillimisht nga disa prej aktorëve, të cilët ishin në fillim kundër shembjes. Top Channel e ka pasqyruar këtë gjendje edhe më herët, pa u hequr pjesa mbuluese e rrugës ende të pahapur të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Aktualisht një pjesë e artistëve ka filluar të negociojë me Bashkinë e Tiranës mbi projektin e ri të Teatrit Kombëtar, i sjellë nga arkitekti danez Bjarke Ingels.
Ndërkohë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita kanë deklaruar se do të vijojnë luftën e tyre për të mbrojtur godinën ekzistuese.
Pasi debate është bërë politik pritet edhe vendimi i Presidentit Meta, nëse do e dekretojë apo jo projektligjin.
Mbi këtë godinë po zhvillohet një debat i fortë edhe politik. Sidomos pas miratimit të Kuvend të ligjit që i hap rrugën shembjes së kësaj godine. Se cila është gjendja e saj dhe sa e sigurt është kjo godinë, duhet të flasin ekspertët.