Flash News

KRYESORE

Rama dhe Zaev në Pustec, por kryebashkiaku është në burg

Rama dhe Zaev në Pustec, por kryebashkiaku është në burg

Në konferencën e përbashkët me homologun maqedonas Zoran Zaev, kryeministri Edi Rama njoftoi se ditën e nesërme të dy së bashku do të vizitojnë bashkinë e Pustecit, një zonë në të cilën jeton komuniteti maqedonas në Shqipëri.

Por kush do ti pres dy kryeministrat nesër në bashkinë e vogël të Pustecit?

Në datën 22 nëntor emision ‘Stop’ publikoi një material sipas të cilët kryebashkiaku i Pustecit Edmond Themelko ndodhet në burg në maqedoni. Gazetari i ‘Stop’-it takoi nënkryetarin e Bashkisë i cili tha se kryetari ka marr leje dhe nuk ndodhej në punë. Edhe banorët  pyetur pohuan se kryebashkiaku i tyre nuk ndodhej në zyrë por nuk kishin informacion se ku ndodhej.

Mbetet për tu parë nëse Themelko do të shfaqet nesër apo do të jetë nënkryetari ai që do t’i mirëpres dy krerët e qeverive.

Sipas mediave maqedonase Edmond Themelko akuzohet dhe po gjykohet në për manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2013 atje.

 

Të fundit