Flash News

KRYESORE

Rama disa orë në Elbasan për ‘Ditën e Verës’, shoqërohet nga kryebashkiaku Sejdini

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur dje në qytetin e Elbasanit për të zhvilluar mbledhjen me zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste. Të pranishëm ishin ministrat, anëtarët e Kryesisë dhe deputetët socialistë, për të diskutuar mbi krizën politike dhe zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Ndërkohë që për festimet me rastin e ‘Ditës së Verës’, Rama ka qëndruar pak orë edhe në shoqërinë e kryebashkiakut Qazim Sejdini, ku janë filmuar teksa lëviznin në qytet.

Raportohet se kryeministri është larguar nga Elbasani, ku në orët në vijim pritet të mbërrijë kryeopozitari Lulzim Basha.

Të fundit