Flash News

KRYESORE

Rama ‘diskriminon’ Lazaratin, e lë jashtë dëgjesave publike. Hakmarrje për votat ndaj PD?

Rama ‘diskriminon’ Lazaratin, e lë jashtë dëgjesave

Pas fitores në zgjedhjet e 25 qershorit kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një tur dëgjesash publike në të gjitha qyetetet e Shqipërisë. Për qarkun e Gjirokastrës janë zhvilluar disa të tilla, ku dhe përfundojnë me vizitën e kryeministrit Edi Rama në datën 28 korrik.

Libohova, Dropulli dhe disa njësi administrative kanë pasur ‘fatin’  të ndjekin nga afër këto dëgjesa. Ajo që bie në sy nga gjithë kjo situatë është se, nga ky bashkëpunim dhe komunikim janë ‘përjashtuar’ banorët e fshatit Lazarat.

Lazarati, si një prej njësive administrative më të mëdha të Gjirokastrës është lënë jashtë axhendës, e cila u bë publike në fillim të muajit korrik. Arsyet e këtij vendimi nuk dihen.

Deputetët e PS mund të kenë menduar se nuk kanë çfarë të dëgjojnë nga lazaratasit, të cilët fjalën e tyre e thanë në 25 Qershor.

Partia Socialiste mori 92 vota, ndërsa Partia Demokratike mori 1798 vota. GSH

Të fundit