Flash News

KRYESORE

Rama do t’i japë Erdoganit bazën e Pashalimanit? Meta: Nuk i di të gjitha

Mediat greke kanë shkruar këto ditë se qeveria shqiptare është e gatshëm që ti japë qeverisë turke bazën e Pashalimanit, me qëllim për ta shndërruar në një bazë ushtarake detare.

Për këtë u pyet sot edhe presidenti Ilir Meta, por ai nuk preferoi të japë një përgjigje konkrete, duke thënë se nuk ka dijeni mbi këtë çështje.

“Presidenti nuk i di të gjitha, do më duhet të këshillohem me këshilltarët e mi dhe më pas do ju jap në kohën duhur një përgjigje, nuk jam ekspert për çdo gjë”, tha Meta.

Të fundit