Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Red Varaku
George Orwell shpjegon se një udhëheqës me prirje totalitare fillimisht i manipulon njerëzit, jo nëpërmjet dhunës apo forcës, por nëpërmjet gjuhës. Nëpërmjet një komunikimi që i drejtohet shqisave dhe jo arsyes, nëpërmjet mashtrimeve, gënjeshtrave, teorive konspirative dhe lajmeve kontradiktore, ai e lodh dhe kësisoj e kalon çdo agjent kundërshtues në overdozë, si pasojë, fantazia ia zë vendin realitetit, ndërsa ata që e kontestojnë shndërrohen menjëherë në armiq, ndaj të cilëve fillon menjëherë një proces zoologjik “domestikimi”.
Në situata të tilla të pështjellimit kolektiv, njerëzit, të lodhur dhe të pashpresë, ia dorëzojnë me vetëdije vullnetin dhe të drejtat e tyre një njeriu. Është pikërisht momenti kur shoqëria e shikon udhëheqësin e saj si Mesia, “shpëtimtari”, dhe cilindo që shfaq një mosdakordësi ose pakënaqësi ndaj tij, e konsideron si “të keq” dhe të lig. Kështu lideri asociohet me dritën ndërsa kundërshtarët e tij me errësirën.
Edi Rama është produkt i një shoqërie të tillë, e cila tashmë, pasojë edhe e çorbës magjike që servir çdo minutë propaganda qeveritare, ka kaluar në anarki të plotë. Pasi nënshtroi edhe atë grup rebelësh, që kishte mbetur nga partia e Fatos Nanos, tani kërkon të nënshtrojë çdo faktor që ka potencialin të kërcënojë pushtetin e tij. Kështu, ka futur nën kontroll të gjitha institucionet, përfshi këtu gjykatat dhe median. Ndërkohë Partinë Socialiste e ka kthyer tërësisht në funksion të axhendës së tij personale, në një organizatë, e cila prej kohësh funksionon si një sekt okult, pa rregulla, ku të gjithë anëtarët kanë vetëm një sfidë, besnikërinë ndaj tij, sepse dihet se besnikëria ndaj tij është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër.
Ndërsa vetë ai është kthyer në një oportunist mizor, i cili as që e ka fare problem të shkelë bukën dhe besën e atyre që dhanë “gjakun” për të, për pushtetin e tij. Pamjet e ish deputetit Arben Ndoka, aleatit të tij të afërt, të poshtëruar dhe me pranga në duar tregon se ai është gati të bëjë gjithçka për të ruajtur pushtetin. Ai është gati t’i shesë të gjithë sepse ai tashmë ka vetëm një axhendë, axhendën e tij personale dhe as që do t’ia dijë për hallet dhe dertet e askujt, aq më tepër për ligjet dhe kushtetutën, të cilën ‘e shkep dhe arnon’ sa herë t’i teket.
Rama, për nga natyra, është narcis. Ai kërkon bindje dhe nënshtrim total. Me skeptrin e pushtetit në dorë ai përkëdhel ose fshikullon cilindo. Duke qenë se është edhe paranojak, ai kërkon të kontrollojë gjithkënd dhe gjithçka. Ai nuk e honeps dot kritikën e askujt ndaj shpërthen me histeri ndaj çdokujt që thotë të vërtetën. Ai i ndëshkon rreptë cilindo që guxon të sfidojë qoftë edhe hijen e tij. Ai është gjithmonë dyshues, i frikësuar dhe i pasigurt. Por vuajtjen që i shkakton pasiguria dhe frika ai di ta fshehë mjaft mirë, nën petkun e ngjyrave dhe bojnave. Është abuziv. Njerëzit i konsideron si lodra dhe me ta sillet si një fëmijë kapriçioz, pra pasi i përdor, mund t’i flakë kur t’i teket si t’i teket.
Ai nuk bën asnjë përpjekje për t’i zgjatur dorën askujt, për shkak të delirit dhe përbuzjes. Ai është vazhdimisht në kërkim të pushtetit. Ai nuk ndalet edhe pasi i ka marrë të gjitha. Sigurisht, këtë ia lehtësojnë edhe ithtarët e tij të verbër, të cilët sakrifikojnë gjithçka për të, sepse mendojnë se pushteti i tij është dhe garanci për ta, fëmijët dhe pasuritë e tyre.
Ai reagon vetëm ndaj një emocioni-frikës. Sepse ai është frikacak dhe reagon vetëm kur është në rrezik. Ai bën kompromis vetëm kur ka frikë dhe ndjehet i kërcënuar. Nëse ka frikë, ai kthehet në një krijesë të butë dhe të bindur, për mëshirë, ama në momentin kur nuk ka më frikë, arroganca dhe hakmarrja e tij nuk njeh kufij. Normat dhe rregullat e demokracisë kthehen në problemin kryesor të një deliranti si Rama, ndaj ai fillimisht asgjësoi arbitrin kryesor të një sistemi demokratik, Gjykatën Kushtetuese. Si piktor, ai pikturon me zgjuarsi në mendjet e njerëzve një kërcënim të vazhdueshëm, i cili vjen gjithmonë nga “ata të Saliut” të cilët i demonizon dhe i bën fajtorë për gjithçka.
Përpjekjet e opozitës për të diskredituar Ramën dhe sivëllezërit e tij po japin disa fryte, por gjithsesi janë të pamjaftueshme. Kryqëzata e nisur prej saj kundër figurave kryesore të Partisë Socialiste po përcillet si një telenovelë nga opinioni publik. Përpjekja për ta reduktuar krizën e thellë të shoqërisë tonë te një figurë qesharake si Rama do të sjellë largimin e Ramës, por jo zgjidhjen e krizës. Refuzimi për t’i shkuar deri në fund arsyeve që e shkaktuan këtë krizë perceptohet si mungesë serioziteti nga opinioni publik. Ideja e vetingut në politikë dhe ligjit antimafia, të cilat mund ta çlirojnë vërtet sistemin dhe ta çmontojnë makinerinë kriminale, me ç’duket nuk do të pranohen kurrë nga Rama, kështu që Partia Demokratike duhet të heqë dorë përkohësisht nga programi i saj politik, për të hartuar dhe më pas shpallur planin e saj të emergjencës për të rrëzuar Ramën dhe për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza morale, që me gjasa shumë shpejt mund të degradojë edhe në një krizë ekonomike me pasoja të paimagjinueshme.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38