Rama drejtuesve të spitaleve: Ju jeni produkt i tepsisë

Në takimin me drejtuesit e spitaleve dhe Shëndetit Publik, Ramës i ka shkuar “gjuha aty ku i dhemb shëmbi” në fakt, duke ju drejtuar krerëve të spitaleve se të gjitha kostot e keqmenaxhimit dhe mosfunksionimit normal të sistemit shëndetësor në vend kanë ardhur si pasojë përzgjedhjes së tyre nëpërmjet tepsisë së pushtetit. Duke ju referuar në mënyrë indirekte drejtuesve të Lëvisjes Socialiste për Integrim, që në fakt kanë një pjesë të mirë të drejtimit në sistemin shëndetësor në vend.

“Edhe ju keni qenë pjesë e tepsisë për sa kohë jeni produkte i saj. Është turp që në 2017 që infermierët të punësohen nga partitë politike. Punësimi do të bëhet përmes platformës online, ashtu siç është vepruar me mësuesit. Rekrutim me transprencë maksimale dhe sistem konkurueshmërie. Nuk është e thënë të jesh me një parti, apo të jesh krushka apo kushurira e dikujt për tu futur në sistem. Do të jetë një sistem transparent”, u shpreh Rama.