All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

OP-ED

Rama duhet dëgjuar, nuk po na gënjen!

Rama duhet dëgjuar, nuk po na gënjen!
All - Paragraf - 1

Nga Julian Hoxhaj

All - Paragraf - 3

Pak ditë më parë, gjatë një interviste për emisionin “Real Story” Kryeministri Edi Rama i pyetur nga gazetari Sokol Balla nëse koronavirusi do të ketë pasoja politike për të, Rama u përgjigj se “nëse do të kisha mundësi të firmosja sot fitoren me koronavirusin, do isha njeriu më i lumtur në botë”. Po e perifrazoj, pasi pak a shumë thelbi ishte që për të, në këtë situatë, nuk ka asnjë interes karriera politike!

Më duhet ta besoj! Edi Rama është një politikan me ambicie të mëdha politike. Ai nuk ka gënjyer kurrë për ambiciet e tij, madje i ka shfaqur ato hapur dhe i ka demonstruar me vepra. Rama, nuk ka folur shpesh për fundin e tij politik, madje dhe kur e ka thënë është shprehur se “kjo do të ndodh kur ai të mos mundet më.”

Gjatë krizës së tërmetit, Edi Rama nuk u shfaq kurrë si tani. Madje, me shumë sportivitet, me batuat e tij herë me “kripë” e herë jo, madje me një optimizëm të jashtëzakonshëm “se kriza do të kalohej”. Njerëzit do futen në shtëpi, dhe Shqipëria do të jetë më e fortë, madje vendi (për shkak të procesit të rindërtimit) mund të ketë një impuls të ri ekonomik. Këtu ai kishte një besim, do t`i shtrinte dorën botës dhe do ndihmohej. Kjo u vërtetua në 17 shkurt, bota u solidarizua dhe na dha 1.15 miliard euro. Shenjat e ndihmës u dhanë që ditën e parë të tërmetit në fakt, kur dhjetëra ekipe shpëtimi erdhën për të ndihmuar Shqipërinë.

Por, në 20 ditët e fundit, Edi Rama ka ndryshuar retorikën. Me shfaqjet deri në dramatike e panikndjellëse, kryeminsitri na është shfaqur në ERTV duke na folur për luftën, krizën ekonomike, pamundësinë për ta përballuar etj. Për këto ka të drejtë. Koronavirusi, tashmë është fakt, është një luftë botërore. Në dy muaj i ka shkaktuar botës aq viktima, sa sipas historisë komuniste, Shqipërisë i ranë në luftën e Dytë Botërore në pesë vite të saj. Është po aq fakt se ekonomia e botës, pas kësaj krize, do të jetë në recension, ndoshta më i vështirë se ai i dekadës së parë të shekullit të ri.

E fundit, Shqipëria nuk ka mundësi ta përballojë këtë luftë. Nëse armiku fiton terren, është e qartë se së pari sistemi shëndetësor do të dorëzojë “armët” e së dyti ekonomia do të kapitullojë pa kushte. Ndaj, Edi Rama po na “bërtet” të qëndrojmë në shtëpi dhe të ruajmë shëndetin. Jo për të, për veten tonë! Tashmë jemi vetëm. Europa braktisi Italinë, këtë shtet që së paku ka qenë aktore kryesore në dy luftërat e kaluara botërore, atyre me armë zjarri, ku armiku shihej e mund të vritej në llogore. Por sot, në luftën me armikun e padukshëm, Italia u la vetëm. E kapur pas litarit të shpresës në një luftë që as e nisi as do ta donte. Kështu është dhe Gjermania, Franca, Anglia, madje dhe SHBA, vendi që s`ka njohur kurrë pushtim tokësor nga një armik i jashtëm. Po, SHBA, që një shekull më parë shpëtonte botën, në luftën e Parë Botërore e po ashtu dy dekada më pas në të dytën, sot i ka zgjatur dorën një “armiku”, Kinës, vendi ku nisi kjo luftë që tashmë vetë e ka fituar, dhe botës po i shfaqet si “shpëtimtare”.

Po pse Rama ka të drejtë në atë që thotë?

Ai është Kryeministër i Shqipërisë. Ka informacion të detajuar për gjendjen e shtetit. Ai e di shumë mirë se si janë financat, se në çfarë derexheje kanë shkuar ato nga keqqeverisja e tij dhe e paraardhësve të tij. Rama e di shumë mirë se Shqipëria duhet t`i paguajë Beketit 140 milionë euro për kapriço. Ai e di shumë mirë se ka dhjetëra dosje pronash në Strasburg, që me gjasë Shqipëria humbet në gjyqe, por shumë qytetarë të saj do të fitojnë dhjetëra million euro dëmshpërblim, para taksapaguesish shqiptarë (kujtojmë rastin e pallatit në Vlorë me 14 milion euro). Rama e di shumë mirë, se sipas një institucioni kushtetues si KLSH, në Shqipëri abuzohet çdo vit me paratë publike, shuma që shkojnë deri në 1 miliard euro në vit. Pa përmendur këtu faturat e kripura të PPP-ve, tendera korruptivë, apo ndërtime të veprave publike me kosto të çmendura.

Ndaj Kryeminsitri Edi Rama duhet besuar! Sot Shqipëria dhe shqiptarët janë vetëm, me Zotin. Rama e di më mirë se kushdo prej nesh, se çfarë e pret dhe çfarë do të thotë kjo luftë për ekonominë. Ai i njeh dhe pasojat e saj. Ndaj aritkuloi aq lehtësisht dhe fundin e tij politik, nëse do të kishte mundësi “të firmoste” fitoren me armikun, koronën. Ajo që na mbetet të bëjmë është të qëndrojmë në shtëpi, të ruajmë veten, të afërmit dhe këdo të mudemi. Sot duhet të kujdesemi për shëndetin, nesër, detyrë kryesore, duhet të rimodelojmë shtetin!

 

Të fundit