Flash News

KRYESORE

Rama e bën realitet: Burg dhe heqje patente për ata që shkelin karantinën

Rama e bën realitet: Burg dhe heqje patente për ata që shkelin

Kryeministri Edi Rama lajmëroi të mërkurën se do t`i drejtohet Parlamentit për ndryshime ligjore në Kodin Penal dhe atë Rrugor, për të parashikuar me ligj ndëshkime penale gjatë gjendjes së ‘fatkeqësisë natyrore’. Rama thotë se do të parashikohet dënimi me burg dhe heqja për disa vite e lejes së drejtimit për shkelësit e shtetrrethimit, ndërsa thotë se kjo bëhet për “të siguruar shëndetin e çdo qytetari”.

“Masat e reja shtrënguese, për të cilat po përgatitemi t'i drejtohemi parlamentit për ndryshime në Kodin Penal & Rrugor të Republikës së Shqipërisë, në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe specifikisht epidemisë, nga njëra anë do të mbrojnë popullin nga të pabindurit deri në fund të kësaj lufte, nga ana tjetër do të garantojnë lehtësimet e nevojshme në vazhdim, duke siguruar shëndetin e çdo qytetari

Heqja e lejes së drejtimit të automjetit për disa vjet, e po ashtu heqja e lirisë, për disa apo shumë vite sipas shkallës së shkeljes, do të kthehen në norma bindëse për të siguruar fitoren e luftës pa rrezikuar arritjet e derisotme dhe rrugën e rimëkëmbjes ekonomike pa cënuar shëndetin e askujt”, shkruan Rama.

Ndërkohë, duket se qeveria po parashikon zgjerimin e paketës financiare, por pa specifikuar se kush do të përfitojë nga kjo paketë. Rama thotë gjithashtu se qeveria është në gatishmëri për të miratuar lehtësimin e masave kufizuese. “Brenda 15 prillit do të kemi paketën e zgjeruar financiare dhe gatishmërinë për miratimin e masave lehtësuese në qeveri, si edhe të masave të reja penale në Kuvendin e Shqipërisë. Një atdhe, një familje”, shkruan Rama.

 

Të fundit