Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Rama e delegoi ministër të Jashtëm, Gent Cakaj dyshues për fjalimin e parë: Shpresoj mos ta zhgënjej kryeministrin
Gent Cakaj ka marrë detyrën si ministër i Jashtëm, deleguar nga Edi Rama, një ditë pasi u dekretua në krye të diplomacisë shqiptare.
Pasi i delegoi detyrën, Gent Cakaj ka mbajtur fjalimin e parë, duke komentuar akuzat ndaj tij.
“Ndaj meje janë lëshuar akuza ta pabaza dhe paragjykime. Të qenit drejtuesi i këtij institucioni kyç me kompetenca të deleguara nga Rama, është një start i garantuar nën grykën e zjarrit ndaj meje pa bazë. Jam paragjykuar edhe nga mosha ime si 28-vjeçar”, u shpreh Cakaj, duke garantuar më tej se në muajt në vijim do jetë një periudhë pune pa orar.
“Ky transferim autoriteti institucional nga Bushati te unë, përmes Ramës të cilin nuk di si ta falënderoj për besimin ndaj meje, kjo nuk nënkupton asnjë ndryshim objektivash strategjike në kuadër të politikës së jashtme. Me energji të reja do vazhdojmë pa asnjë diskutim të vijojmë para rrugën drejt integrimit rajonal, duke forcuar profilin e vendit si një akt dinamik me peshë të pamohueshme që dëgjohet me vëmendje nga të gjithë. Do mbetemi forcë e patjetërsueshme e paqes dhe stabilitetit. Në 5 muajt në vijim, do të jetë një periudhë pune pa orar. Objektivat tona kryesore janë kryesimi i OSBE në 2020 dhe angazhimi për të siguruar në Këshillin e Sigurimit në 2022”, u shpreh Cakaj.
Po ashtu, ai tha se shpreson që dalja e tij e parë të mos zhgënjejë asnjë, sidomos kryeministrin që i delegoi detyrën.
“Jam frikur triumfit të hallit brenda meje se cdo thonë tjerët kur të flas. Sidoqoftë fjalët për mua kanë shkuar përtej meje, mbetem shpresëplotë se kujtdo i ka mbërritur fjala e keqe për mua të mos jem i dukur edhe aq i keq në paraqitjen time të parë. Kot nuk thonë këtu në Tiranë “më mirë syri se sa nami”, gjithashtu uroj që kryeministri në veçanti të mos jetë i zhgënjyer nga paraqitja ime e parë”, tha ai.