Flash News

KRYESORE

Rama e futi në listë, reagon mjeku: Më lind e drejta të bëjë kundërdenoncim për shpifje

Rama e futi në listë, reagon mjeku: Më lind e drejta të

Erjon Koka ishte një ndër zyrtarët që ishte në listën e Edi Ramës, publikuar ditë e djeshme. Ditën e sotme mjeku ka reaguar duke thënë se ishte pjesë e kësaj liste vetëm për faktin se nuk i ka dhënë grupin max të invaliditetit një pacienteje. Më tej koka ka thënë se edhe atij i lind e drejta të bëjë një kundërdenoncim për shpifje dhe dezintegrim të figurës së mjekut.

“ Jam listuar si abuzues me detyrën pasi nuk i kam dhënë grupin max të invaliditetit një pacienteje E.P që e kërkonte dhe pretendonte se i takonte. Vetëm kjo si indicje a përbën një bazë për një akuzë të tillë? Po mua më lind e drejta të bëjë kundërdenoncim me të gjitha faktet dhe anën proceduriale për shpifje dhe dezintregim të figurës së mjekut?”, ka shkruar Koka.

Të fundit