Flash News

KRYESORE

Rama e la jashtë liste, deputeti i PS i bashkohet fushatës së LSI

Rama e la jashtë liste, deputeti i PS i bashkohet fushatës së LSI

Deputeti i PS, Shkëlqim Troplini nuk u bë pjesë e listës së Edi Ramës për zgjedhjet e 25 qershorit dhe për këtë arsye ai ka nisur të mbështesë në fushatë Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Troplini ka qenë i pranishëm në takimin me banorët e Shkallnurit në Durrës, i organizuar nga ministri i LSI, Lefter Koka.

Troplini është ulur në krah të Flamur Gjuzit, kandidat i LSI në këtë qark.

Shkëlqim Troplini është deputeti i parë i PS që nuk u përfshi në listë dhe që ka dalë hapur në mbështetje të një partie tjetër.

Të fundit