Flash News

KRYESORE

Rama e pohon: E kam ofenduar nëpër dhëmbë Berishën

Rama e pohon: E kam ofenduar nëpër dhëmbë Berishën

Pas ndërprerjes së seancës plenare kryeministri Rama ka folur para gazetarëve në lidhje më ofendimin që i ka bërë zotit Berisha në seancën e sotme kur e ka quajtur “të rrjedhur”. Ai e ka pranuar duke thënë se ishte një ofendim nëpër dhëmbë. Ndërsa në lidhje me ndërprerjen e seancës dhe përjashtimin e Nokës nga parlamenti ai tha se koha kur parlamenti ishte si një klub te dehurish ka marr fund.

  “E kam ofenduar nëpër dhëmbë.

Në fillim të merremi me anën serioze, ne kemi një opozitë të vështirë, nuk po ja arrijmë dot që opozita të bindet se parlamenti si klub të dehurish ka vdekur në 25 qershor, dhe ky parlament funksionon në bazë të rregullave të miratuara bashkarisht.

Mbi bazën e këtyre rregullave parlamenti do vazhdojë bashkë me PD dhe motrën tonë të përbashkët LSI-në.

Kërkon debat dhe bllokon foltoren, është një opozitë pa kokë dhe pa vizion e pa skuadër e pa përgjegjësi në raport me veten e më pas me njerëzit që e votojnë. Nuk shikoj dot asnjë rrugë për ta futur opozitën në rrugën e logjikës,”- deklaroi Rama

 

Të fundit