Flash News

KRYESORE

Rama e pranon publikisht: AKU vatër e infektuar nga korrupsioni, vetëm institucion nuk është

Rama e pranon publikisht: AKU vatër e infektuar nga korrupsioni, vetëm

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot drejtorin e ri të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Agim Ismailin. Rama nuk ka kursyer dhe kritikat për mënyrën sesi ka funksionuar AKU ndër vite. Ai e ka pranuar se AKU është një vatër korupsioni dhe sipas tij, vetëm institucion nuk është.

“Ky është institucion që vë gjoba, i nxin jetën sipërmarrjes, terrorizon qytetarët e tregtarë të vegjël dhe nuk përmbush misionin e vet.

Edhe në AKU ka njerëz të zotë, që dinë të bëjnë punët. Por ajo që nuk i ka lejuar të bëjnë punët e tyre është zhvendosja e AKU-së nën thumbën e pushtetit. Ka njerëz që e kuptojnë se duhet të largohen vetë sepse kanë ardhur si rezultat i partive. Kjo është një fushë e minuar në të 4 anët. AKU ka degraduar aty ku s’duhet. Të gjithë drejtorët e AKU duhet të vihen në provë. Therje në rrugë nuk mund të ketë më.  Për gjakun në rrugë shkon në burg. Do mbyllen thertoret që janë jashtë standarteve. Ky është plani themelor i AKU-së për këto 100 ditë. Gjobvënia duhet të jetë e argumentueshme, përndryshe do të burgoset vetë punonjësi”, u shpreh ndër të tjera Rama.

Të fundit