Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Rama e quajti horr, Berisha publikon certifikatat e vlerësimit të oficerit të policisë
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama e cilësoi oficerin e policisë Emiliano Nuhu, si horr, pas deklaratave të bëra nga ky i fundit se ishte kërcënuar në zyrën e tij në prani të dy deputetëve të PS-së dhe kryetarit të bashkisë së Krujës.
Por në një reagim të tij, ish-kryeministri, Sali Berisha, ka publikuar certifikatat me të cilat është vlerësuar oficeri Nuhu teksa e cilëson atë si një nga heronjtë e vërtetë të Policisë së Shtetit.
Postimi i plotë i Berishës
Ja kush eshte Emiliano Nuhu, qe kryeperdhunuesi Edvin Rama e quan horr!
Te dashur miq, oficeri i Emiliano Nuhu, te cilin kryeperdhunuesi Edvin Kristaq Rama e quajti horr, eshte nje nga heronjte e vertet te Policise se Shtetit. Ketu me poshte keni nente diplomat, çertifikatat, vleresimet shqiptare dhe nderkombetare te oficerit Emiliano Nuhu, nje hero i vertet para ligjit dhe ne detyrat e tij, te cilin Edvini e quan horr sepse me deshmine e tij tronditese u faktoi shqiptareve dhe botes se Rexhep Rraja, biri kriminel ne kerkim i pushtetit, eshte nje sadist, perdhunues kurse Edi Rama eshte kryperdhunues i rrethuar nga horra dhe perdhunues ministra, deputete, komisare, prokurore, gazetare, psikologe si Faqezi Droga, Tulant Bega, Geron Velia.. etj etj. sb