Flash News

KRYESORE

Rama e quajti pijanec, Dashamir Shehi: Çfarë i thashë kryeministrit që i dogj

Rama e quajti pijanec, Dashamir Shehi: Çfarë i thashë

Me debate dhe fjalor banal u shoqërua seanca parlamentare e kësaj të enteje. Veç përplasjes me Berishën, kryeministri Rama dhe më herët ka bërë batuta me deputetë të tjerë, ndër ta dhe me Dashamir Shehin të cilin e ka quajtur pijanec.

I pyetur nga Nisida Tufa se përse Rama e quajti pijanec, Shehi tha se kryeministri merret me çdo njeri, mjafton ta çposh aty ku i djeg.

“Përshembull unë i thash që ti po e shet Shqipërinë te Turqia, dhe ky është një realitet shumë i trishtueshëm, do kujtohen shqiptarët seç po ndodh në kurriz tyre sot. Dhe ky bëri zhurmë, që ky që po e thotë këtë gjë është një pijanec, është një rrugaç. Ore unë po të pyes çfarë bën me Turqinë, mos u merr me këto pisllëqe rruge. Nuk përgjigjet për këtë, se është i korruptuar kokë e këmbë dhe merret akuzon”– u shpreh Shehi.

Të fundit