Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Rama e quajti "shtriga kuq e zi e Aviacionit", kush është ministrja e re që zëvendësoi Damian Gjiknurin
Belinda Balluku është emëruar nga kryeministri Edi Rama ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke zëvendësuar kështu Damian Gjiknurin.
Por, Balluku nuk është një emër i panjohur publikisht. Ajo ka mbajtur ndër vite poste të rëndësishme.
Balluku ka qenë më herët shefe e marrëdhënieve me publikun në Bashkinë e Tiranës, kur bashkia drejtohej nga Edi Rama.
Ndërsa në 2015-n mori postin e drejtoreshës së 'Albcontrol sha' , ose siç njihej më herët, Agjencisë Nacionale të Trafikut Ajror (ANTA). Në krye të 'Albcontrol sh', Balluku u akuzua për kriijimin e borxhit prej 94 milionë euro.
Së fundmi Balluku, ka mbajtur postin e drejtoreshës së Aviacionit Civil. Në ceremoninë e inaugurimit të linjës “Air Albania”, Kryeministri Edi Rama e quajti drejtoreshën e Aviacionit Civil, Belinda Balluku “Shtriga e kuq e zi të Aviacionit”.
Kujtojmë po ashtu se Balluku është ish-bashkëshortja e gazetarit të njohur Sokol Balla. /Politiko.al/