Flash News

KRYESORE

Rama e quajti “të rrjedhur”, Ngjela mbron Berishën: Opozita të kërkonte dorëheqjen e Ramës

Rama e quajti “të rrjedhur”, Ngjela mbron Berishën:

Kryeministri Rama ditën e djeshme e quajti të rrjedhur Sali Berishën, fjalë e cila është dënuar dhe nga shumë personalitete.

Avokati Spartak Ngjela, u shpreh në emisionin “Studio e Hapur” se një deklaratë e tillë është e dënueshme dhe se opozita duhet të kërkonte dorëheqjen e Ramës.

“Nuk është sjellje normale që në parlamentin e një vendi demokratik, një parlamentar, apo kryeministri i vendit, t’i drejtohet me një fyerje të tillë opozitës. Nuk mund t’i thuash ‘i rrjedhur’ ish-kryeministrit, që nga foltorja e Kuvendit. Aq më tepër, e pranon që e tha, madje shton më doli nga shpirti. Opozita duhet të kishte kërkuar dorëheqjen e Ramës, por ata lëshojnë një Flamur aty, për të kundërshtuar. Debati në Kuvend është i stisur”, u shpreh avokat Ngjela.

Të fundit