Flash News

KRYESORE

Rama e rikonfirmon: Armando Subashi do kandidojë për Bashkinë e Fierit

Rama e rikonfirmon: Armando Subashi do kandidojë për Bashkinë e

Kryebashkiaku Armando Subashi do të kandidojë sërish për Bashkinë e Fierit me 30 qershor. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama sot në një takim në kuadër të projektit “100 fshatrat” në Libofshë.

Ndërsa teksa foli për investimet në këtë zonë, Rama u shpreh:

“Patjetër që edhe ajo u tha nga kryetari i bashkisë si nevojë strategjike e zhvillimit të zonës, dalja në det, është në vëmendjen tonë dhe do të jetë një nga projektet që do të zhvillojmë së bashku gjatë mandatit të dytë të kryetarit të bashkisë. Investimet në ujësjellës, vaditje, kanalizime, arsim në këtë zonë.

Kemi identifikuar si potencial të rëndësishëm për zhvillimin e këtyre fshatrave, sheshet e këtyre fshatrave, jo vetëm për ata që jetojnë këtu, por edhe ata që do të vijnë këtu për të pirë një kafe apo gotë raki. Kur duan të qëndrojnë ku? Këtë duhet ta zgjidhim. Qeveria dhe programi ‘100 fshatrave’ ka fonde grant për bujtina”.

Të fundit