Flash News

KRYESORE

Rama e shembi natën para dy vitesh, nis rindërtimi i kishës në Dhërmi

Në 2015-ën, për disa javë me radhë, kisha e ‘Shën Thanasit’ në Dhërmi ishte një nga temat kryesore të diskutuara për ditë të tëra pas vendimit të qeverisë për shembjen e saj.

Pas shumë debateve, kisha u shemb natën për të evituar një përplasje me banorët e zonës të cilët ishin shprehur kundër madje kishin organizuar edhe protesta.

Por prej disa ditësh ka nisur rindërtimi i saj. Siç duket edhe nga fotot punimet janë ende në fazën e parë. Kisha është duke u rindërtuar në po të njëjtin vend ku ndodhej kisha e parë e cila u shemb.

Të fundit