Flash News

KRYESORE

Rama e shkarkoi live, Gjykata e dëmshpërblen me 10 milionë lekë

Rama e shkarkoi live, Gjykata e dëmshpërblen me 10 milionë

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila shpërblen me 10 milionë lekë të vjetra ish-kreun e zyrës së Hipotekës në Korçë, Klajdi Terova.

Gjykata la në fuqi vendimin i cili e konsideron largimin e Terovës nga detyra, të pa mbështetur në ligj.

Klajdi Terova u shkarkua nga detyra nga kryeministri Edi Rama afro një vit më parë, gjatë një takimi që kreu i qeverisë zhvilloi me kryeregjistrusit. Pas largimit nga detyra, Ternova paditi Ministrinë e Drejtësisë, duke kërkuar edhe dëmshpërblim. Terova është një prej 5 zyrtarëve të hipotekës, për të cilët KLSH ka bërë kallëzim në Prokurori, për shpërdorim detyre.

Të fundit