Flash News

KRYESORE

Rama e shkarkoi, por dikush nuk i bindet, Xhafaj ‘figuron ende ministër’  

Mëngjesi i së shtunës nis me një lajm dhe vendim të papritur të kryeministrit Edi Rama. Fatmir Xhafaj nuk do të jetë më ministër i Brendshëm dhe në vend të tij është emëruar Sandër Lleshi.

Ky i fundit aktualisht mbante postin e këshilltarit për Sigurinë në kryeministri.

Megjithatë, ndonëse emri i Xhafajt tashëm ka nisur të fshihet nga posti i ministrit, në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme, ai figuron ende në krye të këtij posti.

Siç duket, edhe pse lajmi u bë publik prej më shumë se 24 orësh, Xhafaj rezulton ende ministër, duke na lënë të kuptohet se të dhënat nuk janë ‘freskuar’ dhe vendin e tij ende nuk e ka zënë Sandër Lleshi.

Nga ana tjetër, kujtojmë se edhe presidenti Ilir Meta e ka zyrtarizuar largimin e tij nga posti. Megjithatë, në faqen zyrtare të ministrisë vijon të jetë CV-ja e Xhafajt dhe cilësimi i tij ende si ministër, ndërsa në fund të saj njoftimi për largimin e tij nga kjo detyrë.

Të fundit