Flash News

KRYESORE

Rama e shpall një ditë pas tërmetit, çfarë është gjendja e jashtëzakonshme sipas ligjit në fuqi

Kryeministri Edi Rama shpalli sot në mëngjes gjendjen e jashtëzakonshme.

Ndërsa e cilësoi si tragjik bilancin e deritanishëm të viktimave, e që sipas tij me shumë gjasë do vijë duke u rritur në orët në vijim, kryeministri tha se pas reflektimit qeveria ka marrë vendimin për të shpallur nga sot gjendjen e jashtëzakonshme.

Por, çfarë është gjendja e jashtëzakonshme sipas ligjit për ‘Mbrojtjen Civile’ i miratuar po këtë vit?

Ligji i miratuar Nr.45 date 18.07. 2019 përcakton detyrimin e rikompensimit dhe të shpalljes së gjendjes se fatkeqësisë natyrore, konkretisht për tërmetet.

Po ashtu, zgjatja e fatkeqësisë natyrore për 30 ditët në vijim me miratimin e Kuvendit.

Një ditë pas tërmetit, Rama shpall gjendjen e jashtëzakonshme: Na u desh reflektim

Të fundit