Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Rama e spostoi për Spiropalin, Gjylameti: Përballoj çdo sfidë të kryetarit
Deputetja Blerina Gjylameti ka reaguar pasi u shkarkua nga asambleja, si kryetare e PS së Tiranës dhe u emërua si Sekretare për Komunikimin Digjital.
Në një reagim në Facebook, në orët e vona të mbrëmjes, Gjylameti nuk ka dhënë asnjë argument se pse u zëvendësua nga Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati, por shton se është gati për detyrën e re.
“Në rrugëtimin tonë deri në zgjedhjet e përgjithshme të 2021, kam nderin për të kryer detyrën e re, si Sekretare për Komunikimin Digjital me besimin e veçantë të familjes politike dhe në veçanti të Kryetarit Edi Rama”, shkruan ajo.
Statusi i plotë:
Besimi i dhënë më 30 qershor nga qytetarët shqiptarë ishte, jo vetëm një vlerësim për punën e bërë nga ne deri më tani, por edhe një detyrim më shumë ndaj përgjegjshmërisë tonë për t'ju shërbyer atyre më shumë dhe më me cilësi. Partia Socialiste ka treguar, se është gjithmonë e gatshme për t’u përballuar me sfidat që kërkon vendi dhe koha, duke qenë gjithmonë në avangardë dhe në pararojë, duke mos harruar misionin e saj për të qenë gjithmonë pranë shqetësimeve të atyre që na kanë mandatuar.
Në rrugëtimin tonë deri në zgjedhjet e përgjithshme të 2021, kam nderin për të kryer detyrën e re, si Sekretare për Komunikimin Digjital me besimin e veçantë të familjes politike dhe në veçanti të Kryetarit Edi Rama. Jam gati që të gjithë eksperiencën e koordinimit ta transformojmë bashkërisht në një organizim komplet të ri, digjiital të familjes sonë të madhe socialiste në mënyrë që çdo anëtarë e simpatizantë të jetë, bashkëvendimarrës në çdo ndërveprim tonin.
- ‘Kritiku i moderuar’ shfaqet në Asamblenë e PS, krah Gramoz Ruçit
- Protagonistët e dosjes ‘184’ nuk i ndahet njëri-tjetrit në Asamblenë e PS
- Asambleja e PS/ Dako distancohet nga miku i Avdylajt dhe ‘llogaridhënësi’ i Shullazit
- Termet Peçi dhe Rakip Suli, jo seriozë përballë Edi Ramës