Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Naum Mara
Në Bowling Green në Manhattan, dy blloqe më poshtë se Bursa e Nju Jorkut, ndodhet një nga skulpturat më të famshme të Mollës së Madhe (Big Apple-kështu quhet qyteti i Nju Jorkut), ‘Demi i bronztë’ i skulptorit Arturo Di Modica. Eshtë një pikë, që tërheq shumë turistë të huaj, sidomos aziatikë, që prekin Demin dhe dalin foto para tij, si për të patur një lloj bekimi financiar.
Skulptura simbolizon begatinë dhe optimizmin financiar, që shfaqet tek investitorët e Bursës në kohët më të mira, të quajtura “bull market”, kur të gjithë në eufori investojnë paratë e tyre në bursë, për t’i shumëfishuar.
Nga prekjet e shumta prej duarve të turistëve, pjesë të skulpturës ndrisin më shumë se i gjithë demi, që ka një ngjyrë bronzi në kafe. Çuditërisht, ato më të prekurat dhe më të shkëlqyeshmet, janë testikujt e Demit, të cilat populli na ka mësuar t’i quajmë shkurt dhe pa shumë ceremoni…koqe.
Ndoshta, aziatikët kanë shprehje që e lidhin suksesin financiar me fertilizimin, por fakti është që, as flegrat dhe as brirët e demit të inatosur nuk shkëlqejnë sa organet e tij gjenitale.
Këtë lloj “supersticioni” për begatinë financiare të kujton kryeministri Rama, ndërsa shikon treguesit ekonomikë të Shqipërisë në këto 5 vite të qeverisjes së tij, të cilat bien ndesh me propagandën e tij në ERTV.
Ka disa tregues, të cilët dëshmojnë amatorizmin e të gjithë ekipit qeveritar në qasjen ndaj problemeve të ekonomisë. Rritja e taksave, ajo e defiçitit tregtar dhe, sidomos, rritja e borxhit publik në raport me Prodhimin e Përgjithshëm Bruto, tregojnë se, edhe pse në kohën e “erërave të mira ekonomike” në botë, rritja e PPB-së në Shqipëri ka prirje të zvogëlohet.
Cila është alternativa?
Nëse Edi Rama nuk është në gjendje të “kapë për brirësh demin e ekonomisë”, atëherë duhet të japë një orë e më parë dorëheqjen.
Ka disa arsye, që Rama nuk është në gjendje të bëjë të parën.
E para, atij i mungon tërësisht një formim ekonomik dhe, më e keqja është se nuk ka bërë asnjë përpjekje në këto vite, që drejton Partinë Socialiste, të rrokë problemet komplekse të ekonomisë.
E dyta, kryeministri mendon se arti i qeverisjes është të bësh propagandë ose, me termat e sotme, të dish se si të manipulosh PR (Public Relations).
E treta, për interesa imediate të qëndrimit në pushtet, qeveria Rama ka inkurajuar, bile ka pasur drejtimin e prodhimit të kanabisit në vend, si edhe atë të pastrimit të parave të pista, që vijnë nga fitimet e bandave shqiptare në Europë. Me idenë se ky “lumë parash” do krijonte stabilitet në të ardhurat e shqiptarëve, qeveria ka dëmtuar direkt dhe indirekt degët e ekonomisë reale.
E katërta, me klientelizmin e hapur të shfaqur me koncensionet dhe PPP-të, ai ka larguar nga tregu shqiptar investiorët e huaj seriozë.
Ndaj, edhe pse nuk i mungon dëshira për të patur një vend të begatë, në mënyrë që të rrijë sa më gjatë në qeverisje, Rama i “mban sytë nga qielli” duke pritur rritjen e numrit të turistëve, rritjen e bamirësisë te biznesmenët privatë dhe mundësinë e rritjes së investimeve të dyshimta turke, pasi kanë marrë urdhërin dhe bekimin e Erdoganit.
Krejt njëlloj siç i mbajnë sytë turistët aziatikë, te koqet e Demit të bronxtë në Ëall Street.
Bashkë me stinën e verës, do largohen edhe turistët, si edhe do ndalen reklamat e agjensive europiane të udhëtimit, të cilat i propagandon me bujë në televizionin e tij personal kryeministri shqiptar.
Vjeshta do rrëzojë edhe plot gjethe të thata të ekonomisë së rreme shqiptare.
A do presim të mësojë se si të zërë demin e ekonomisë për brirësh, apo do vazhdojmë të mbajmë sehir se si Rama prek plot shpresë koqet e tij?
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38