Flash News

KRYESORE

Rama edhe ministër i Jashtëm: Zgjedhje e detyruar; i kemi gati paditë për Metën

Rama edhe ministër i Jashtëm: Zgjedhje e detyruar; i kemi gati

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht ministër i Jashtëm i Shqipërisë, ka folur jashtë sallës së Kuvendit, pasi mori 78 votat e deputetëve të tij për detyrën e re.

“Vendimi i sotëm është rezultat i një zgjedhje të detyruar”, tha Rama, duke shtuar se do të qëndrojë në këtë post deri sa konflikti me presidentin Ilir Meta të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese.

Për këtë të fundit, Rama tha se i ka gati paditë për t’i dorëzuar në gjykatë për disa shkelje që, sipas tij, ka kryer kreu i shtetit.

“Ne kemi përgatitur padinë, në fakt do të jenë një sërë padish për shkeljet e presidentit”, tha ai.

I pyetur përse nuk propozoi një emër tjetër për posti ne ministrit të Jashtëm, Rama tha se nuk dëshironte të zgjidhej një tjetër ministër për një periudhë të shkurtër, duke nënkuptuar se Gent Cakaj do të jetë sërish propozimi i Qeverisë nëse gjykata vendos në favor të saj.

Socialistët e zgjedhin Ramën edhe ministër të Jashtëm, opozita braktis sallën 

Ndërkohë, brenda sallës së Kuvendit, Rama replikoi me kryeopozitarin Lulzim Basha, i cili e akuzoi se ka marrë në Qeveri njerëz pa kontribute për Shqipërinë dhe Partinë Socialiste.

“Këta njerëz që janë bashkuar me ne në qeveri, duke ardhur nga të tjera drejtime, kanë një karrierë profesionale dhe një integritet të padikutueshëm dhe njëkohësisht mishërojnë ata që ne jemi, atë që PS ka qenë kohë më parë dhe atë që e ka bërë PS thelbësisht të ndryshme nga partitë e tjera e që i ka mundësuar ripërtëritjen e vazhdueshme. Unë jam vetë këtu shprehje e kësaj mënyre të të qënit të PS-së dhe kam ardhur jo nga rruga e partisë por nga rruga e shoqërisë aktive, civile, urbane. Ndërkohë duke parë përballë meje, shumëkush është si unë dhe të gjithë së bashku jemi PS, forca që ka lindur për të qenë në dispozicion të atyre që duan të kontribuojnë për këtë vend, që u ka dhënë mundësi profesionistëve dhe figurave publike e më të rinjve të jenë në politikë”, tha Rama.

Të fundit