Flash News

KRYESORE

Rama emëron drejtor djalin e Fatos Nanos

Rama emëron drejtor djalin e Fatos Nanos

Djali ish-kryeministri Fatos Nano, Sokol Nano, është zyrtarisht pjesë e administratës publike. Ai është zgjedhur drejtor i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA).

Objektivi i kësaj drejtorie ka të bëjë me tërheqjen e investimeve të huaja, rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare nëpërmjet mbështetjes të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe inovacionit.

Zgjedhja e Nanos në krye të AIDA u bë pasi rezultoi fitues në konkursin e zhvilluar. Sokol Nano është i njohur edhe në fushën e biznesit pasi zotëron një lokal nate në kryeqytet.

Të fundit