Flash News

KRYESORE

Rama emëron këshilltarin e tij zëvendësministër të Jashtëm

Me propozimin e kryeministrit Edi Rama, qeveria ka miratuar emërimin në postin e zëvendësministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Cakaj ka mbajtur postin e këshilltarit të kryeministrit, ndërsa tani do të jetë numri dy i ministrisë së drejtohet nga Ditmir Bushati. Vendimi i emërimit të zëvendësministrit të ri është botuar në Fletoren Zyrtare.

Gent Cakaj do të marrë në këtë mënyrë vendin e lënë bosh nga Kleopatra Maliqi e cila u emërua në krye të Shkollës së Administratës Publike.

 

 

 

Të fundit