Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Rama emëron një këshilltar të ri në kryeministri, i jep post edhe Plarent Ndrecës
Ndryshime të reja në kabinetin e kryeministrit. Së fundmi, është emëruar një këshilltar i ri. Bëhet fjalë për Dritan Palnikajn, i cili deri tani ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme (nga data 29 mars 2018).
Më herët, ka mbajtur sërish detyrën e Këshilltarit të Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm. Palnikaj ka punuar avokat, përfaqësues i institucionit në Gjykatë si dhe inspektor jurist pranë AKKP. Është njohës i së drejtës civile.
Ndërkohë në vend të tij është emëruar një emër jo i panjohur. Plarent Ndreca është emëruar sekretar i Përgjithshëm i ministrisë së Brendshme. Më herët, ka qenë sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit dhe më pas në atë të Mjedisit dhe Turizmit.
[caption id="attachment_298677" align="alignnone" width="736"] Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Arsimit, Plarent Ndreca, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka bere publike shkeljet ligjore te tre institucioneve te arsimit te larte privat, per te cilat atyre iu eshte hequr licensa./r/n/r/nSecretary General of the Ministry of Education, Plarent Ndreca, speaking during a press conference.[/caption]