Flash News

KRYESORE

"Rama është si i sëmuri që i përsërit vetes: Jam mirë sot, jam mirë!"

"Rama është si i sëmuri që i përsërit vetes:

Genc Burimi, nië mbështetës i Edi Ramës dikur, duket se ka ndërruar mendje. Në një shkrim sot për edicionin print të gazetës Panorama, të titulluar 'Rama ose 'metoda Kue', analizon gjendjen politike në vend, duke u nisur nga një vizitë e sotme e Kryeministrit shqiptar në Francë.

Shkruan Burimi: Rama shkon sot në Francë i dobësuar politikisht, për të nënshkruar një partneritet strategjik. Atij më shumë se kurrë i nevojitet një partneritet strategjik brenda vendit se jashtë vendit'. Vendi po ndahet në dasi masive para zgjedhjeve, dhe madje ato janë në pikëpyetje.

Më tej shkrimi ndalet te intervista e Ramës për Eni Vasilin, dhe sjellja e tij mohuese ndaj realitetit, duke vazhduar me sqarimin e titullit. Çfarë është metoda Kue? Është shpikur nga Emile Kue, farmacist dhe psikolog i njohur francez, dhe konsiston në një autosugjestion të thjeshtë: përsëritja vetes se je mirë dhe mirë do të bëhesh. Burimi, këtë sheh si problem të KM shqiptar: mohimin e shumë problemeve dhe autosugjestionin 'jemi mirë'.

Të fundit