Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Red Varaku
Kriza me të cilën përballemi sot është pasojë e një lloj “ Komunizmi i Ri”, i cili ka ardhur në pushtet përmes një grushti shteti të drejtuar nga klane me origjinë kriminale të majtë, e cila përmes një strategjie okulte, për 27 vjet, arriti të ngjitej dhe kapte drejtimin e vendit. Pikërisht këto klane denoncoi edhe ambasadori amerikan, Donald Lu, i cili si asnjëherë më parë, iu drejtua popullit shqiptar me thirrjen që ta rrëzonte këtë klan të korruptuar dhe të marrë në dorë fatet e tij.
Katër klanet në fakt përbëjnë kupolën drejtuese sot në vendin tonë. Kjo krizë e ka zanafillën që në vitet e para të vendosjes së sistemit demokratik në Shqipëri. Nëpërmjet këtij grushti shteti janë rikthyer në pushtet pikërisht ata të cilët e dhunuan dhe grabitën këtë popull për 45 vjet, dhe kjo gjë tashmë nuk ka nevojë të argumentohet sepse prania e këtyre klaneve është e qartë dhe madje e pranuar gjerësisht. Si pasojë e këtij grushti shteti kemi një shtet të gjunjëzuar dhe dorëzuar krejtësisht, institucione të rrënuara pa asnjë rol, një sistem zgjedhor tërësisht të kapur dhe korruptuar dhe kriminelë të cilët përdoren nga kjo elitë si kamzhik për qytetarët.
Si ndodhi që ramë përsëri nën regjimin despotik të kupolës së kuqe? Cilat janë arsyet që na rikthyen hijet e zeza të regjimit të vjetër? Së pari, raporti i gabuar që ne ndërtuam me krimet e përbindshme të komunizmit, pas persekutimit dhe asgjësimit të një elite me një profil perëndimor, pas vrasjeve të dokumentuara dhe të padokumentuara, përdhunimeve masive , burgosjeve të disidentëve shqiptarë.
Së dyti ,”krijimi” nga hiçi i një grupi oligarkësh të korruptuar, të cilët kanë nën kontroll tashmë shtypin, gjykatat, universitetet si dhe kanë “pushtuar” tërësisht edhe partinë kryesore të mazhorancës. Së treti, dhuna policore dhe burgosja masive e të varfërve dhe të pamundurve për t'i gjunjëzuar dhe nënshtruar ata tërësisht dhe vendosjen në krye të qyteteve të banditëve dhe gangsterëve me nam për agresivitetin e tyre ekstrem, për t'i poshtëruar ata edhe më shumë.
Së katërti, dorëzimi i të drejtave kushtetuese, ndër to më e rëndësishmja, e drejta për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ku paratë e korrupsionit dhe kanabisit u përdorën për të blerë zgjedhjet, për të sulmuar mediatikisht cilindo që guxonte të kundërshtonte këtë kupolë, duke krijuar ngjarje për të devijuar vëmendjen e publikut, duke e kthyer në tallje dhe shaka çdo përpjekje për një debat serioz politik.
Edhe pse shumë e mohojnë dhe injorojnë, fakti është që pas Luftës së dytë Botërore ky vend u ndërtua mbi gjakun dhe persekutimin e mijëra familjeve të nderuara shqiptare, një lloj genocidi dhe “ holokausti” komunist i padëgjuar më parë dhe për këtë ne nuk patëm një qëndrim, një falje a një vrasje ndërgjegje. Këta njerëz, nderi i të cilëve u nëpërkëmb, gjaku i tyre u shkel me këmbë me neveri, u injoruan dhe u harruan, nuk do të na e falin kurrë. Kjo kupolë kriminale përmes një strategjie okulte dhe afatgjatë, të hartuar deri në imtësitë më të parëndësishme, nga mendjet më djallëzore, për shkak të frikës që prodhon vetë ideja e demokracisë, nisi minimin e demokracisë dhe shkatërrimin e saj, duke e izoluar qytetarin nga qeverisja, pra duke i hequr atij të drejtën për të zgjedhur, dhe duke ia dhuruar pushtetin të përzgjedhurit të tyre të radhës përmes dhunës dhe represionit.
Dhuna është një fakt dhe realitet i të majtës në Shqipëri Ajo është pranuar, toleruar dhe madje përkrahur nga shumica për të shtypur disidentët dhe kundështarët e regjimit, “armiqtë e popullit”. Është e qartë që kur institucionet demokratike pushojnë së egzistuari vendin e tyre e zënë despotët, teoritë konspirative, milionerët, klloun-humoristët dhe proto- fashistët. Kjo gjë krijon një mjedis për persekutimin dhe degjenerimin publik të kujtdo i cili e kritikon këtë realitet sepse pushteti despotik e ka të nevojshëm iluzionin që krijon normaliteti dhe rregulli.
Në Romën e lashtë perandorët përdornin “bukën” dhe Koloseun për të mbajtur popullin të nënshtruar ndërsa në Shqipëri kërcënimin me “ bukën e gojës” dhe instalacionet vezulluese. Rama, një turp sot edhe për vetë të majtën dhe socialistët e ndershëm, është thjesht një simptomë. Ai mund të detyrohet të japë dorëheqjen dhe kësisoj t’ia lërë vendin ndonjë përfaqësuesi tjetër të kupolës, por ky akt nuk do të ishte veç një grusht shteti “ brenda pallatit”, dhe nuk do të bënte tjetër vetëm se do të konsolidonte fuqinë e kësaj kupole kriminale dhe do të shtonte masat e brendshme të represionit ndaj popullit të pafajshëm.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38