Flash News

KRYESORE

Rama fal gjobat e karantinës: Le të startojmë të gjithë të barabartë fazën e dytë të luftës

Rama fal gjobat e karantinës: Le të startojmë të gjithë

Kryeministri Rama, gjatë një komunikimi live në Facebook njoftoi se qeveria ka falur të gjitha gjobat e vendosura deri tani për këmbësorët dhe automjetet që kanë thyer masat e Covid-19.

Sipas kryeministri ndëshkimet e rrepta dhe të pakthyeshme do të fillojnë nga java tjetër, që e quan fazë të dytë të luftës, me hyrjen në fuqi të dënimeve të reja pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Penal ditën e djeshme në Kuvend.

“Hapja graduale do të shoqërohet me ndëshkime shembullore që s’do të ketë kthim pas. Por le të vazhdojmë në fazën e dytë të luftës.  Deri më sot janë ekzekutuar rreth 7000 gjoba për këmbësorë e rreth 1900 gjoba për shoferët me bllokim mjeti e heqje patente për 3 vjet.

Ne sot kemi vendosur mos ekzekutimin e të gjithë këtyre gjobave e kthimin tek të gjobiturit të gjitha patentat dhe mjetet e bllokuara.

Javën e ardhshme me hyrjen në fuqi të Kodit Penal të gjithë qytetarët le të startojnë të gjithë të barabartë kur hapja graduale do shoqërohet edhe me ndëshkimet shembullore për të cilat nuk do ketë më kthim pas, edhe ata që gabuan le të marrin të drejtën e le të startojnë të gjithë të barabartë fazën e dytë të luftës. Ama ai që do bëjë shkelje do ta paguaje me të gjitha pasojat e rënda edhe penale që parashikohen me atë çka miratuam dje në Kuvend”, tha Rama.

Të fundit