Flash News

KRYESORE

Rama falenderon Bashën: Kur dikush bën një punë të mirë, duhet respektuar

Rama falenderon Bashën: Kur dikush bën një punë të

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar kreun e opozitës Lulzim Basha pas vizitës që kryedemokrati zhvilloi ditën e sotme në Darzezë të Fierit.  

Përmes një postimi të publikuar në rrjetin social Facebook, Rama thotë se kur dikush bën një punë të mirë, duhet falenderuar e respektuar.

“Gjithkush prej nesh mund të bëjë punë të mira dhe kur dikush e bën një punë të mirë, sado e vogël a e madhe qoftë, duhet falenderuar e respektuar për atë punë, pavarësisht nëse në jetën e përditshme mendojmë njësoj a mendojmë krejt ndryshe👍”, shkruan Rama teksa e shoqëron postimin e tij edhe me një foto nga vizita e Bashës në Darzezë.

Të fundit