Flash News

KRYESORE

Rama: Faqen zyrtare te Presidentit e përdor doktoresha. Mos e merrni seriozisht!

Rama: Faqen zyrtare te Presidentit e përdor doktoresha. Mos e merrni

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ka reaguar pas deklaratës së fundit bërë sot nga presidenti Ilir Meta ku ndër të tjera shkruante se kryeministri ka bërë gabimin më të madh që ka kërcënuar Presidentin.

Rama mohoi të ketë kërcënuar, ndërsa duke ironizuar u shoreh se faqen zyrtare te Presidentit mund ta përdor doktoresha. Ndaj nuk duhet marrë seriozisht.

“Ose faqen zyrtare te Presidentit e përdor doktoresha. Mos e merrni seriozisht! Ose i ka marrë paswordin dhe ka shkruar për të, ose Iliri është në atë gjendje që ka qenë më parë..., sepse i hap gropën vetes me vendime irracionale...”.

Më tej ai shtoi se  në vitin 2016 kryetari Ilir Meta e ka marrë Certifikatën e Sigurisë brenda disa orëve për shkak të një aktiviteti ku donte të shkonte dhe se ajo nuk është e domosdoshme të merret paraprakisht, duke justifikuar kështu mospasjen e certifikatës nga Gent Cakaj.

Të fundit